top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: NGA FIDEL KASTRO MËSOVA TË MARR DHE TË MBAJ PUSHTETIN TRE MANDATE POR EDHE TË KËRKOJ MANDATIN E KATËRT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva kujtoi motivimin dhe mençurinë që Fidel Kastro përfaqësoi në jetën e tij politike në një mesazh drejtuar tubimit ndërkombëtar në Havanë që shënon 100-vjetorin e lindjes së ish-diktatorit të kuq kuban.


Nëse sot po e udhëheq presidencën e Brazilit për herë të tretë, kjo është falë inkurajimit dhe mençurisë së Fidel Kastros”.


Kështu kumtoi presidenti Lula në letrën e lexuar nga intelektuali dhe teologu brazilian Frei Betto gjatë takimit “Fidel: Trashëgimia dhe e Ardhmja”.


Në mesazhin e tij, presidenti Lula iu drejtua popullit kubanez me të njëjtin mesazh force dhe shprese, duke shprehur shpresën e tij se vëllazëria dhe drejtësia do të vazhdojnë përballë vështirësive.


Presidenti brazilian, i cili kërkon një mandat të katërt, pati një marrëdhënie personale me ish-diktatorin Kastro për dhjetëvjeçarë të tërë.


Pas vdekjes së ish-diktatorit kuban në vitin 2016, ai e kujtoi atë si një vëlla më të madh dhe e përshkroi marrëdhënien e tyre si të dashur dhe intensive, të bazuar në kërkimin e rrugëve për emancipimin e popujve të tyre përkatës.


Presidenti Lula dikur ka studiuar në ish-shkollën marksiste-leniniste të ish-Partisë së Punës në Tiranë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page