ZBULOHET DEPOZITA MË E MADHE TOKËSORE E LITIUMIT NË BOTË | DO TË NDRYSHOJË GJEOPOLITIKËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13, 2023
- 1 min read

Nevada, Amerikë | Një depozitë e gjerë litiumi, që mund të jetë potencialisht më e madhja në botë, është zbuluar brenda një krateri vullkanik, pranë kufirit Nevadë-Oregon. Ky zbulim kolosal, i vlerësuar në 20 deri në 40 milion ton metal litium, supozohet se është depozita më e mëdhe në botë. Kaldera McDermitt, e formuar rreth 16 milionë vjet më parë, nga një shpërthim vullkanik, krijoi kushtet ideale për këtë akumulim të jashtëzakonshëm të litiumit. Ndërveprimi midis aktivitetit vullkanik, magmës alkaline, dhe shëllirës së nxehtë brenda kraterit, prodhoi shtresa të bollshme argjilore të pasura me litium, duke transformuar potencialisht dinamikën e prodhimit të litiumit në mbarë botën. “Nëse besoni në vlerësimin e tyre, kjo është një depozitë shumë, shumë domethënëse e litiumit”, tha z. Anouk Borst, një gjeolog në Universitetin KU Leuven ,dhe Muzeun Mbretëror për Afrikën Qendrore, në Tervuren, Belgjikë. “Ajo mund të ndryshojë dinamikën e litiumit në nivel global, për sa i përket çmimit, sigurisë së furnizimit dhe gjeopolitikës.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments