VIETNAM | MES BRUKSELIT DHE HANOIT U NËNSHKRUA MARRËVESHJE PËR PARTNERITET STRATEGJIK GJITHËPËRFSHIRËS.


Hanoi, Vietnam | “Bashkimi Evropian dhe Vietnami njoftuan sot përmirësimin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe në një Partneritet Strategjik Gjithëpërfshirës, duke shënuar një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Brukselit dhe Hanoit pas më shumë se 35 vitesh bashkëpunimi”.
Njoftimi u bë me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), në Hanoi, ku ai u takua me udhëheqësit kryesorë vietnamezë.
“Ky nivel i ri partneriteti kap plotësisht forcën e bashkëpunimit tonë dhe pritjet për zhvillimin e tij në të ardhmen”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Kosta (Costa).
Partneriteti Gjithëpërfshirës Strategjik zgjeron kuadrin ekzistues të bashkëpunimit, duke u bazuar në:
1- Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë BE-Vietnam (EVFTA).
2- Marrëveshjen Kornizë për Partneritet dhe Bashkëpunim (PCA).
Ato kanë nxitur një rritje të konsiderueshme të tregtisë dhe investimeve dypalëshe.
Sipas Brukselit, marrëveshja e re do të thellojë bashkëpunimin në fusha të shumta si:
1- Tregti dhe investime.
2- Zhvillim të qëndrueshëm.
3- Klimë dhe energji.
4- Transformim dixhital.
5- Siguri rajonale dhe bashkëpunim ligjor.
Brukseli e konsideron Hanoi-n një nga partnerët më dinamikë në Azi, me të cilin, synon të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe politike, në dritën e rolit në rritje të Vietnamit në rajonin Indo-Paqësor, në një kontekst gjeopolitik të shënuar nga sfidat botërore në rritje dhe dëshira e përbashkët për të mbështetur respektin për të drejtën ndërkombëtare dhe multilateralizmin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments