UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PROBLEMET ME STARLINK DHE STARSHIELD NUK JANË ZGJIDHUR ENDE.

Kiev, Ukrainë | “Kufizimet e shpejtësisë në Starlink dhe Starshield janë ende në fuqi.
Shpejtësia nuk është rikthyer.
Dhe dorëzimi i interceptorëve për të na mbrojtur nga raketat balistike ruse është ende i vonuar.
Ne po presim interceptorët për të cilët ishte rënë dakord tashmë.
Por ata nuk po mbërrijnë ende.
Ky është një problem i vërtetë, sepse rusët na sulmojnë pothuajse çdo ditë”.
Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke ripostuar fjalimin e tij në Institutin Hudson.
“E gjithë kjo po ndodh ndërsa ne vazhdojmë operacionet tona mjaft të suksesshme në front.
Ne vazhdojmë të mbrojmë pozicionet. Gjërat janë bërë më të vështira pjesërisht për shkak të politikave dhe kufizimeve të shpejtësisë së Starlink dhe Starshield.
Por vija jonë e frontit ende po mban, dhe unë jam krenar për sa të fortë janë njerëzit tanë”, - tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments