top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VIETNAM | CILËSIA E AJRIT NË KRYEQYTETIN HANOI ËSHTË JASHTË TËRË PARAMETRAVE NORMALË; AUTORITETET MORËN MASA ADMINISTRATIVE EMERGJENTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read
ree

Hanoi, Vietnam | Autoritetet në Hanoi kanë miratuar masa emergjente për të trajtuar nivelet alarmante të ndotjes së ajrit; duke pezulluar lejet për gërmime rrugësh; duke intensifikuar larjen e rrugëve dhe spërkatjen me ujë për të zvogëluar grimcat e imëta.


Inspektimet e vendeve të ndërtimit dhe të impianteve të trajtimit të mbeturinave janë shtrënguar gjithashtu për të parandaluar rrjedhjet e pluhurit dhe aromave; djegia e mbeturinave, kashtës dhe mbetjeve bujqësore, faktorë që kontribuojnë në smogun dimëror së bashku me trafikun dhe aktivitetet industriale është ndaluar.


Vendimi, u mor pasi kryeqyteti vietnamez ka regjistruar përqendrime të larta të PM2.5 për ditë të tëra, me stacionet e monitorimit që raportojnë nivele të cilësisë së ajrit në rangun të pashëndetshëm ose shumë të pashëndetshëm, duke e vendosur Hanoi në krye të renditjes botërore të qyteteve më të ndotura”, raportuan mediat vendore.


Shkollat ​​dhe institucionet arsimore kërkohet të kufizojnë ose pezullojnë aktivitetet në natyrë kur indeksi i cilësisë së ajrit tejkalon kufij të caktuar, ndërsa banorët nxiten të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj ambienteve të jashtme, veçanërisht gjatë orëve të pikut.


Plani i veprimit do të vazhdojë gjatë gjithë dhjetorit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page