KUBË | PARTIA KOMUNISTE ÇOI NË FALIMENT TRANSPORTIN PUBLIK; SHËRBIMI KA RËNË ME 90%.

Havanë, Kubë | Transporti publik në Kubë është në nivelin më të ulët historik, me shërbime që kanë rënë me 90%.
Ministri i Transportit Eduardo Rodriguez Davila pranoi ashpërsinë e krizës gjatë një konference për shtyp.
“Nga më shumë se 100 linja autobusësh ndërprovincialë që dikur operonin në vendin me afërsisht 10 milionë banorë, vetëm 21 mbeten aktive”, tha ai.
Rrjeti kombëtar i autobusëve (shtylla kurrizore e transportit ndërprovincial në një ishull që shtrihet 1250 kilometra) aktualisht po operon me një pjesë të vogël të kapacitetit të tij.
Kuba po përjeton një krizë të rëndë energjitike dhe një nga recesionet më të këqija ekonomike në historinë e saj të fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments