VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ PRITI NË TAKIM PËR HERË TË PARË UDHËHEQËSEN E OPOZITËS DINORAH FIGUERA.

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, u takua për herë të parë me përfaqësuesen e opozitës që drejton negociatat mbi tranzicionin demokratik dhe zgjedhjet e vendit Dinorah Figuera.
“Unë mirëpres dhe njoh përpjekjet e palëve në këtë tryezë negociuese për të arritur përparim në garancitë politike për të gjithë”, - tha presidentja Rodriguez në fund të takimit.
Enti mediatik shtetëror “VTV” tejçoi (transmetoi) pamje nga takimi në pallatin presidencial, në të cilin mori pjesë edhe vëllai i presidentes së përkohshëme dhe presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez.
Takimi pasoi raundin e tretë të negociatave midis delegacioneve çaviste dhe atyre të opozitës gjatë një jave, gjatë të cilave riafirmuan qëllimin e tyre të ndërsjellë për të mbajtur zgjedhje në Venezuelë nën patronazhin e Uashingtonit.
“Procesi vazhdon të forcojë institucionet demokratike, të zgjerojë liritë politike dhe të hedhë themelet për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme”.
Kështu kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments