top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VIETNAM | ARKEOLOGËT ZBULUAN DY VARKA TË LASHTA PREJ DRURI TË NDËRTUARA RRETH 1800 VJET MË PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read
ree

Hanoi, Vietnam | Dy varka të lashta prej druri, të zbuluara së fundmi gjatë një gërmimi emergjent në provincën Bak (Bac) Ninh, në veri të Vietnamit, tani janë në qendër të një plani urgjent për mbrojtje dhe ruajtje.


Dy anijet kanë gjatësi prej 16.1 metrash; gjerësi që varion nga 1.9 deri në pak se 2 metra; thellësi prej 1.5 metrash; pjesa e brendshme është e ndarë në gjashtë ndarje.


Të ndërtuara tërësisht prej druri, pa përdorimin e komponentëve ose nyjeve metalike, ato mund të datojnë afërsisht 1800 vjet më parë, megjithëse mosha e tyre e saktë ende nuk është konfirmuar nga datimi me karbon-14.


Zbulimi, raporton ka zgjuar interesin e historianëve dhe arkeologëve, të cilët e konsiderojnë atë një pikë kthese në kuptimin e lundrimit në lumenj, teknologjisë së lashtë detare dhe jetës së komuniteteve të lashta buzë lumit të Vietnamit”, tha enti mediatik “Vietnam News”.


Zbulimi tregon gjithashtu një madhësi dhe kompleksitet arkitektonik shumë më të lartë se te çdo anije e njohur më parë.


Dy anijet, të lidhura nga një tra i fortë i përparmë, përfaqësojnë një model detar të panjohur më parë në Vietnam.


Sipas arkeologëve, anijet prej druri, falë strukturës së tyre me dy skelete dhe sistemit të ndërlidhjes, pasqyrojnë një shkallë të lartë ekspertize teknike dhe aftësish të përparuara inxhinierike; një demonstrim të aftësive prodhuese të komuniteteve të lashta të Deltës së Lumit të Kuq.


Zhvillimi i një plani ruajtjeje dhe përmirësimi, që tani përfshin institucione kulturore dhe shkencore, mund ta transformojë vendin në një qendër për kërkime dhe për trashëgiminë historike dhe detare të Vietnamit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page