VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: LONDRA TË NA KËTHEJË ARIN; MJAFT ME JUSTIFIKIME.

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez, u ka bërë thirrje diplomatëve dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që të nisin procedurat për të rikuperuar rezervat e arit të depozituara në Bankën e Anglisë, të cilat kanë qenë të ngrira për më shumë se gjashtë vjet.
“Mjaft me justifikime”, - presidentja e përkohshme Rodriguez, duke shtuar se ari i përket popullit venezuelian.
Rezervat u vlerësuan në afërsisht 1.9 miliardë dollarë në vitin 2023, ekuivalente me afërsisht 1.6 miliardë euro.
Qasja në ar u bllokua pasi Londra refuzoi të njihte rizgjedhjen e ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro në vitin 2018, duke shkaktuar një mosmarrëveshje të gjatë ligjore.
Në mujain gusht, qeveria venezueliane dhe një pjesë e opozitës ranë dakord të punonin së bashku për të siguruar kthimin e rezervave, të cilat ishin gjithashtu të destinuara për rindërtim pas tërmeteve të 24 qershorit.
Presidentja e përkohshme Rodriguez i ka shkruar gjithashtu Mbretit Karl III-të duke i kërkuar kthimin e arit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments