VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: MARRËVESHJA E NAFTËS ME SHBA-ës ËSHTË RILINDJA E KOMBIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, pohoi një marrëveshje historike për naftën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Marrëveshja, e cila do t'i lejojë Uashingtonit të operojë me rezerva potenciale prej 65 miliardë fuçish, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rilindjen e kombit tonë”, tha presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez.
Marrëveshja vjen shtatë muaj pas kapjes rob të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikols (Nicolás) Maduro pas një operacioni ushtarak amerikan.
Nën presionin amerikan qeveria e re ka hapur derën për investime të huaja për të ringjallur një sektor të paralizuar.
“Pritet zhvillimi i 17 fushave strategjike, një investim prej mbi 100 miliardë dollarësh ($) dhe mbi 209 miliardë dollarë ($) të ardhura tatimore për shtetin”, - tha presidentja e përkohshme Rodriguez në platformën shoqëroe virtuale “Telegram”, duke falënderuar presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Me lehtësimin e sanksioneve, vendi synon të rivendosë kuotat historike të nxjerrjes.
Në muajin korrik, prodhimi i naftës bruto arriti në 1.2 milionë fuçi në ditë, një rritje prej gati 30% krahasuar me muajin janar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments