IZRAEL | KËRKOHET HETIM PENAL PARAPRAK MBI PARATË E KATARIT TË DHËNA VOTUESVE ARABË NË ZGJEDHJE.

Jeruzalem, Izrael | “Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, gjyqtari Noam Sohlberg, i ka kërkuar shefit të Shin Bet-it (Agjencia e Sigurisë së Izraelit ose Shabak, red) të hetojë akuzat për ndërhyrje të huaja në zgjedhje për shkak të dyshimeve për korrupsion zgjedhor nga Katari, pasi shefi i inteligjencës vendase David Zini paraqiti informacione që ai i përshkroi si jashtëzakonisht serioze”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Channel 12”, duke shtuar se dyshimi që po hetohet aktualisht ka të bëjë me transferimin e shumave të mëdha parash nga individë arabë, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në votime në komunitetin arab përmes mjeteve të paligjshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments