VDIQ ARBEN TAFAJ (TIRONAS 24 KARAT) | SHAKQET E VDEKJES SË TIJ JANË NËN HETIM PENAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 3, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Arben Tafaj, qytear tiranas, dhe përfaqësues i njohur i bashkësisë së tiranasve vendalinj vdiq në rrethana që janë nën hetim penal.
Kush ishte z. Tafaj?
Z. Tafaj, me profesion ekonomist (është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986), rrugëtimin për të garuar por postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës, e ka me rekordet më të pasura se të gjithë kundërshtarët e tij politikë të shpallur e të pashpallur ende deri tani nga partitë por dhe nga të pavarurit.
Z. Tafaj, është zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij.
Kryetari i njësisë bashkiake numër 8.
Politikën e nisi në zgjedhjet e vitit 2003 ku fitoi 4570 vota, apo 48.65 %.
Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 6,734 vota, apo 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 9634 vota ose 59.21 %.
Së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirona”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të Tiranës.
Z. Tafaj, ka qenë propozuesi dhe lobuesi direkt i ndërtimit të pedonales në rrugën “Murat Toptani”, kur dolën themelet e Kalasë së vjetër të Tiranës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments