top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKAN | PAPA LEO XIV-të PRITI NË TAKIM PATRIARKUN BARTOLOMEU I-rë.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 24
1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të priti në audiencë Bartolomeun I-rë, Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës.


Bartolomeu I-rë ndodhet aktualisht në Itali dhe gjithashtu mori një doktoraturë nderi në Teologji nga Angelicum.


Duke rikthyer rrugën që filloi dhjetë vjet më parë, me Këshillin e Kretës, Bartolomeu I-rë, në fjalimin e tij inaugurues drejtuar Angelicum, theksoi se ortodoksët mund të ofrojnë një kontribut jetësor në adresimin e çështjeve të tilla si paqja, drejtësia, dinjiteti njerëzor, liria dhe mbrojtja e krijimit.


“Në fund të fundit, Kisha nuk është e thirrur të tërhiqet nga shoqëria, por përkundrazi të dëshmojë fuqinë transformuese të Ungjillit në zemër të botës”, - tha ai.


Bartolomeu I-rë theksoi gjithashtu nevojën për dialog ekumenik sepse Kishat nuk mund të qëndrojnë në izolim të përjetshëm nga njëra-tjetra.


“Tradita këshillore (konciliare) i bën thirrje peshkopëve të takohen, të diskutojnë, të dëgjojnë dhe të dallojnë së bashku.


Edhe kur dhe ku ndonjëherë rezulton e vështirë të arrihet një marrëveshje e plotë, vetë akti i mbledhjes pasqyron angazhimin e Kishës për bashkim.


Në një epokë që shënohet gjithnjë e më shumë nga polarizimi dhe fragmentimi shoqëror, nga mosmarrëveshjet dhe konfliktet gjeopolitike, Kisha është gjithmonë e thirrur të ecë së bashku”, - u tha në takimin e krerëve të kishave më të mëdha botërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page