UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: 500 RAKETAT AMERIKANE “PATRIOT” DO TË VIJNË BRENDA PAK VITESH POR DUHET TË MBROHEMI KËTË DIMËR.

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski e quajti të rëndësishëm vendimin e Departamentit të Shtetit të ShBA-ës për të autorizuar Ukrainën të blejë 500 sisteme anti-raketash “Patriot”.
“Këto sisteme kanë për qëllim t'i kundërvihen raketave balistike ruse dhe mund të ofrojnë një sistem mbrojtës jashtëzakonisht efektiv përpara dimrit që po vjen, kur centralet e energjisë do të bombardohen nga rusët.
Megjithatë, është vërtetuar se dërgesat mund të fillojnë vetëm pas pak vitesh.
Prandaj, u kërkojmë partnerëve tanë të gjejnë një zgjidhje për periudhën aktuale”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ukrinform”.
“Ne u kemi kërkuar partnerëve tanë amerikanë t’i ofrojnë Ukrainës një paketë mbështetjeje dimërore, e cila përfshin dërgimin e 100 interceptorëve ‘Patriot’ në muaj.
Pesëqind raketa do të ishin të mjaftueshme për të mbrojtur qiellin tonë për disa muajt e ardhshëm, pikërisht në një kohë kur është thelbësore që Ukraina të mbajë një pozicion të fortë në negociata dhe të parandalojë Rusinë të shkatërrojë jetën në qytetet dhe komunitetet ukrainase”, - tha presidenti Zelenski.
“Dhënia e tyre menjëherë Ukrainës dhe më pas rimbushja e arsenaleve të partnerëve tanë më vonë, në vitet në vijim, falë prodhimit të kontraktuar dhe paguar tashmë nga Ukraina dhe partnerët e saj, do të ishte qasja e duhur.
Dhe është një zgjidhje absolutisht e realizueshme.
Por ne po kërkojmë vendime që mund të garantojnë mbrojtjen e jetëve njerëzore jo pasnesër ose në një datë të mëvonshme, por në momentin kur kërcënimi manifestohet; kur Rusia vret dhe shkatërron.
Falënderoj të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën”, - tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments