SHBA-ës | MINISTRI I JASHTËM RUS SERGEI LAVROV PËRÇAU ALEATËT NË TAKIMIN E G20-ës; MINISTRAT E JASHTËM PERËNDIMORË NUK PRANUAN TË DILNIN NË FOTOGRAFI ME TË.

Uashington, Amerikë | Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zbarkoi në Atlantë dhe ndau G20-ën para se ajo të fillojë.
Prania e tij i acaroi evropianët, të cilët i rezistuan fotos së zakonshme familjare për të shmangur përjetësimin me të.
I përballur me kërcënimet për bojkot, sekretari i shtetit Marko (Marco) Rubio vendosi ta anulonte ritualin për të shmangur shpërqendrimet dhe tensionet e mëtejshme në një samit që kishte filluar menjëherë të përkeqësohej.
“Jemi në një moment kritik; do ta quaja një moment zgjedhjeje; dhe jo vetëm për vendin tim, por, sinqerisht, për të gjithë botën”.
Kështu tha sekretari i shtetit Marko (Marco) Rubio, duke hapur takimin dhe duke u bërë thirrje vendeve anëtare të G20-ës të bashkëpunojnë.
Ministrat e jashtëm kanë shumë çështje në axhendën e tyre; nga lufta në Ukrainë te lufta në Iran, duke përfshirë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, Detin e Kuq, Detin e Zi dhe Detin e Kinës Jugore.
Këto janë çështje që po shfaqen me rrezik të madh, me rrezikun e sulmeve të ripërtërira të ShBA-ës kundër Teheranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, dhe për të cilat një konsensus duket i pakapshëm.
“Po, patëm një bisedë dinjitoze, megjithëse të shkurtër, pasi, për arsye të kuptueshme, ai ka një axhendë të ngjeshur si mysafir”.
Kështu tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, në margjinat e G20-ës, duke iu referuar bashkëbisedimit me sekretarin amerikan të shtetit Rubio.
“Mbretëria e Bashkuar ka një politikë të gjatë për të mos u angazhuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë bilaterale me ministrat rusë që nga pushtimi i Ukrainës”.
Kështu tha Ministria e Jashtme britanike.
“Nuk ka normalitet me Rusinë. Ne duhet t'i adresojmë mosmarrëveshjet, por nuk duhet të dërgojmë sinjale optimizmi të rremë”.
Kështu tha ministri i jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul).
“Nuk jam i vetmi që nuk dua të fotografohem me Lavrovin”, tha ministri i jashtëm polak Radoslau Sikorski, i cili vuri në dukje se fshirja e fotos familjare ishte vendimi i duhur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments