USHTARËT E TALO ÇELËS PRITET TË EKSTRADOHEN SOT NGA EMIRATI I DUBAIT | MAKSIM KOÇI; ADO XHIKA; ERVIS DAKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit njoftojnë se:
1- Sot, pritet ekstradimi nga Emirati i Dubait i:
b- Z. Maksim Koçi.
b- Z. Ado Xhika.
c- Ervis Daka.
Ata akuzohen si vartës të z. Talo Çela në përbërëje të një entiteti kriminal.

Njoftim | Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
E. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
M. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments