INTERPOL TIRANA I DËRGOI INTERPOL MADRIDIT DOSJEN ME AKTE PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË TË DYSHUARIT SI VRASËS ME PAGESË FLORIAN PLAKU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 30, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Interpol Tirana i dërgoi Interpol Madridit dosjen me akte proceduriale penale në ngarkim të të dyshuarit si vrasës me pagesë Florian Plaku.
Ai dyshohet si një nga tre subjektet që vranë me armë zjarri z. Gentjan Bejtja, ngjarje kriminale e ndodhur në muajin mars të vitit 2024, në fshatin Lurushk, të Fushë-Krujës.
Kumtohet se identifikimi i z. Plaku është kryer përmes një analize ADN-je, të një gjurme djerse, e gjendur në njërën prej dorezave të derës së pasme, por edhe në dorezën që gjendet në tavanin e automjetit tip “Golf 7”, tashmë i sekuestruar pranë TEG-ut, kur automjeti ishte shpënë për tu larë në lavazh, nga i arrestuari Edison Haxhiu.
Gjurma biologjike e marrë është krahasuar me të dhëna biologjike që gjenden në bankën e të dhënave të ADN-së në zotërimin e Policisë së Shtetit, ku gjendej edhe ajo e z. Plaku, i arrestuar në vitin 2019 për trafik droge.
Kumtohet se në vrasje ka pasur rol edhe z. Roan Brahimi (tashmë i vdekur), i cili, ka prerë biletë avioni në një agjenci udhëtimi në Lezhë për z. Plaku dhe disa subjekte të tjerë të listuar në kartotekat e Policisë së Shtetit si të përfshirë në akte kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments