USHTARI I KORESË SË VERIUT KALOI VIJËN E FORTIFIKUAR DHE U ARRATIS NË KORENË E JUGUT | NË VENDIN E TIJ U SHPALL TRADHTAR; FAMILJA PO I INTERONOHET NË KAMPET E PUNËS SË DETYRUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 19, 2025
- 2 min read

Seul, Kore e Jugut | Një ushtar i Koresë së Veriut ka dezertuar në Korenë e Jugut pasi kaloi me sukses Vijën e Demarkacionit Ushtarak (MDL) të fortifikuar, të minuar dhe të ruajtur rëndë midis dy Koreve dhe është marrë në paraburgim nga ushtria e Seulit.
“Ushtria jonë ka siguruar kujdestarinë e një ushtari të Koresë së Veriut, i cili, kaloi Vijën e Demarkacionit Ushtarak në Frontin Qendror të dielën”, thanë Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve “Yonhap”.
“Ushtria identifikoi individin afër MDL-së, e gjurmoi, e monitoroi dhe e udhëzoi, pastaj e mori në paraburgim”, shtoi ajo.
Agjencia e lajmeve “Yonhap” kishte raportuar më parë se ushtari i Koresë së Veriut kishte dezertuar në Jug pasi kishte kaluar kufirin tokësor.
Vija e demarkacionit ushtarak kalon nëpër qendrën e Zonës së Demilitarizuar (DMZ), zona kufitare që ndan dy Koretë, e cila, është një nga vendet më të minuara në botë.
Dhjetëra mijëra koreanë të Veriut kanë ikur në Korenë e Jugut që kur gadishulli u nda nga lufta në vitet 1950, shumica e të cilëve, fillimisht bënë rrugën e tyre tokësore drejt Kinës fqinje, pastaj hynë në një vend të tretë si Tajlanda përpara se të arrinin më në fund në Jug.
Dezertimet përtej kufirit tokësor janë të rralla.
Por kohët e fundit, një civil arriti të kalonte kufirin, i ndihmuar nga ushtria e Seulit në një operacion 20-orësh.
Vitin e kaluar, në gusht, një ushtar nga ushtria e Phenianit ia doli mbanë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments