KOREJA E VERIUT: MINISTRI I JASHTËM RUS SERGEI LAVROV U TAKUA ME UDHËHEQËSIN E KORESË SË VERIUT KIM JONG UN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read
Updated: Aug 9

Seul, Kore e Jugut | “Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut sot”, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.
E njëjta ministri postoi një foto të dy burrave në Telegram gjatë takimit të tyre që u zhvillua në qytetin bregdetar të Uonsan (Wonsan), Koreja e Veriut.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë thelluar lidhjet e tyre për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Mijëra ushtarë të Koresë së Veriut u vendosën në vijat e frontit për muaj të tërë për të dëbuar forcat ukrainase nga rajoni rus i Kurskut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments