ULQIN | DILA NDOJ U KONSTATUA E VDEKUR; SI SHKAKTAR I VDEKJES SË SAJ U ARRESTUA BASHKIM GASHI (NGA REPUBLIKA E KOSOVËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Ulqin, Mali i Zi | Departamenti i Sigurisë Ulqin (Odjeljenje bezbjednosti Ulcinj) mori dijeni se:
1- Znj. Dila Ndoj, me moshë 36 vjeçe, nga Lezha, u konstatua e vdekur.
Si shkaktar u arrestua:
1- Z. Bashkim Gashi, i cili, dyshohet se i vuri zjarrin banesës për të fshehur gjurmët e aktit kriminal.
Njoftim | Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë në kurriz të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën në vend, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin.
Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre.
Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si DN (36), shtetase e Shqipërisë, u tha në njoftimin policor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments