“LEZHË-KRYQËZIMI I RRILËS” | PAULIN MARKU BANUES NË FSHATIN BARBULLOJ MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 53 minutes ago
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Lezhë-Kryqëzimi i Rrilës”.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Paulin Marku, me moshë 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj.
Shoqëruan për intervistim policor drejtuesin e automjetit:
1- Z. Marko Përshqefa, me moshë 23 vjeç, banues në Lezhë.
Njoftim | Lezhë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments