FSHATI RRILË; LEZHË | NË PORTËN E JASHTME TË NJË BANESE NË PRONËSI TË TOM ÇUNGUT SHPËRTHEHU LËNDË PLASËSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në portën e jashtme të një banese në pronësi të z. Tom Çungu shpërthehu lëndë plasëse.
Njoftim | Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments