LEZHË | BESNIK KOLNDREU I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VRASJEN E KRESHNIK MUJECIT DHE GENTIANA MUJECIT THA SE DO TË DORËZOHET NË POLICINË E SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Besnik Kolndreu dha një prononcim për një ent mediatik shqiptar ku deklaroi si më poshtë vijon, ... 👇👇👇
“Për rrezikun tonë shtëpia ime ndodhej në vendin e gabuar për ne dhe në vendin e duhur për ato dhe për fat të keq tonin kemi një garazh të madh dhe mund të kenë menduar se ishte vendi perfekt për to.
Ju bëj të ditur që personat e dyshuar kanë hapur vetë portën kryesore portën e dytë që na lidh me tokat garazhin si dhe portën e garazhit pa u parë nga prindërit e mi të cilët dikush po flinte dikush po shikonte televizor për fat te keq kam oborrin me ligustra të qethura të cilat janë shumë të larta dhe nuk shikohet asgjë.
Duan te më futin në gjak me një familje me të cilët kurrë nuk kemi patur problemin me të vogël.
Prandaj i lutem shtetit që çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan të me futin pa patur asnjë faj por dhe gjaku dhe ne nuk duam të biem në gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh.
Unë kam folur me shefin e madh të policisë Lezhës direkt dhe i kam thënë që unë do të vij në këmbe e dorë gjallë a vdekur të ti dhe gjithçka do te sqarohet që të pastroj emrin tim thjesht po pres një Ok nga avokati im që të më thoje hajde.
Pra mua do më shikoni të vetëdorëzuar dhe asnjeri mos të thajë e kapëm këtu e kapet atje kriminelin sepse nuk jam një kriminel”, tha z. Kolndreu.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments