UKRAINË: RAJONI I ZAPORIZHIAS U GODIT 448 HERË BRENDA NJË DITE | DJE PATI 143 PËRLESHJE ME TRUPAT RUSE NË VIJËN E FRONTIT
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ushtria ruse goditi rajonin e Zaporizhzhisë 448 herë brenda një dite”, sipas kreut të administratës ushtarake lokale, Ivan Fedorov, i cituar nga enti mediatik “Ukrinform”.
Shtatëmbëdhjetë vendbanime u goditën, por nuk u raportuan viktima.
Trupat ruse kryen tetë sulme ajrore në Mala Tokmaçka, Maljnivka dhe Vjshneve.
Pesë sulme me bombardime goditën Novoandriivka-n, Mala Tokmaçkën dhe Maljnivka.
311 dronë të llojeve të ndryshme sulmuan Bilenke-n, Veselianka-n, Plavni-n, Prjmorske-n, Orihiv-in, Huliaipole, Shçerbakj, Novodanjlivka, Mala Tokmaçka-n, Çarivne, Novoandriivka-n dhe Verkhnia Tersa-n.
124 sulme artilerie u kryen në zonat e Plavni, Huliaipole, Zariçne, Novoselivka, Omelnjk, Shçerbakj, Novodanjlivka, Mala Tokmaçka, Çarivnj dhe Novoandriivka.
Nuk ka raportime për viktima civile, por, administrata ka marrë 37 ankesa për shkatërrimin e apartamenteve, shtëpive, ndërtesave bujqësore dhe infrastrukturës.
Dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, pati 143 përleshje me trupat ruse në vijën e frontit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments