top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA LEONARD LIMANI: TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Leonard Limani, me moshë 22 vjeç.

 

Njoftim | Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page