top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: U ARRESTUA NIKOLLA LLOGO; I DËNUAR ME 5 VJET + 10 MUAJ BURG NGA GJYKATA E APELIT E BOLONJËS PËR INÇEST ME VAJZËN E TIJ; NGJARJE KRIMINALE E NDODHUR NË KOMUNËN E NOÇETOS (NOCETO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 27
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:

1- Z. Nikolla Llogo, me moshë 60 vjeç.


Ai ishte i shpallur në kërkim policor sepse Gjykata e Apelit e Bolonjës i ka shqiptuar dënim penal me pesë vjet + dhjetë muaj heqje lirie, për shkelje penale të parashikuar si:

1- Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje kriminale e ndodhur në komunën e Noçetos (Noceto), Itali.


Njoftim | Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”.


I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.


Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.


Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali. Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page