KEMBRIXH | MARIGLEN SADIKU U DËNUA ME TRE VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 2, 2025
- 1 min read

Kembrixh, Britania e Madhe | Gjykata e Kurorës së Kembrixhit shqiptoi dënim penal ndaj:
1- Z. Mariglen Sadiku, me moshë 26 vjeç.
Ai u dënua me tre (3) vjet heqje lirie, sepse, u kap me 18 doza lëndë narkotike të llojit kokainë më 26 mars, ndërsa ishte duke qarkulluar me automjet kur u ndalua nga një patrullë policie në Kembrixh.
Policia konstatoi se ai nuk:
1- Kishte vendbanim fiks.
2- Kishte status të vendosur apo vizë.
3- Kishte lejë drejtimi (patentë).
4- Kishte siguracion.
Gjatë gjykimit penal ai u shpall fajtor për:
1- Zotërim droge me qëllim shpërndarje.
2- Zotërim të pasurisë kriminale.
3- Drejtim automjeti pa leje drejtimi (patentë).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments