DREJTORESHA E SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VLORA HYSENI ZHVILLOI TAKIM ME KREUN E AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read
Updated: 1 day ago

Uashington, Amerikë | Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (ShISh) Vlora Hyseni shkoi në Uashington DC për të zhvilluar një vizitë zyrtare.
Midis datave 15-17 maj të vitit 2025 znj. Hyseni u takua me drejtues dhe zyrtarë të lartë të:
1- Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI).
2- Departamentit të Shtetit.
3- Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA).
Këto vizita i zhvilloi në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.
Në takimin zyrtar me znj. Tulsi Gabbard (Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ës) u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve përkatëse.
Në takimin me z. Xhon Ratkllif (John Ratcliffe), Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të ShBA-ës u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me ShISh-in në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.
U shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.
Vizita në ShBA-ës dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments