GJIRI I LALZIT; DURRËS | U ARRESTUA FLOBENS MEÇJA I NJOHUR NË QARQET SHQIPTARE TË AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER ME NOFKAT “GEGA” DHE “DRINI”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 2 min read

Gjiri i Lalzit, Durrës, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Flobens Meçja, i njohur në qarqet e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner me nofkën:
a) “Gega”.
b) “Drini”.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Organizatë kriminale”.
2- “Veprime të grupit të strukturuar kriminal”.
3- “Sigurim të kushteve për vrasje”.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy dokumente të falsifikuara.
2- Një armë zjarri e shkurtër (brezi), me fishek në fole gati për qitje.
Ai konsiderohet si përdorues i platformës së koduar “Sky ECC”, ku ka komunikuar me z. Franc Çopja për krijimin e kushteve dhe të rrethanave për vrasjen e z. Erion Alibej (i njohur me nofkën “Krymi”).
Vrasjen e të cilit z. Meçja kishte marrë përsipër ta kryente kundrejt një pagese prej disa miliona eurosh (5).
Vrasjen e të cilit planifikonte ta kryente në bashkëpunim me një snajperist (qitës) nga Serbia.
Së bashku me të u arrestuan edhe:
1- Z. Xhevdet Plaku (i njohur në qarqet e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner me nofkën “Akili”. Ai ishte i arratisur nga burgu i Ankonas në Itali në muajin janar të këtij viti ku po vuante dënimin për trafik droge).
2- Z. Voltan Xhani (nën hetim penal për vrasje të kryer në qarkun e Shkodrës).
3- Z. Jugert Xhani.
4- Tre subjekte kriminalë gjeneralitetet e të cilëve tash për tash janë konfidencialë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentarze