top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI I KORESË SË VERIUT KIM JONG-UN SHPREHU MBËSHTETJEN E TIJ TË PLOTË PËR RUSINË NËPËRMJET NJË TELEFONATE PËRPARA SAMITIT MES PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) DHE SHEFIT TË KREMLINIT PUTIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13
  • 2 min read
ree

Phenian, Kore e Veriut | Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shprehu mbështetjen e tij të plotë për Rusinë në bisedat telefonike me Presidentin Vladimir Putin të martën, përpara samitit të ardhshëm në Alaskë midis Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), dhe shefit të Kremlinit.


Agjencia zyrtare e lajmeve “KCNA” raportoi lajmin, duke shënuar herën e parë që Veriu ka zbuluar publikisht bisedën telefonike të diktatorit Kim me një udhëheqës të huaj.


Marshalli i respektuar shprehu besimin e tij të fortë se Koreja e Veriut do t'i qëndrojë gjithmonë besnike frymës së Traktatit Phenian-Moskë dhe do të mbështesë plotësisht të gjitha masat e ndërmarra nga udhëheqja ruse në të ardhmen, në lidhje me traktatin e mbrojtjes së ndërsjellë të nënshkruar në Phenian nga të dy vendet në qershor 2024, i cili, parashikon ofrimin e ndihmës ushtarake pa vonesë nëse njëra palë sulmohet”.


Lidhur me vendosjen e trupave të Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Presidenti Putin vlerësoi lart guximin, heroizmin dhe shpirtin e sakrificës të demonstruar nga personeli i Ushtrisë Popullore Koreane në çlirimin e Kurskut, pjesë e territorit rus”, shtoi agjencia koreane e lajmeve “Kcna”.


Agjencia ruse e lajmeve “Tass” kishte raportuar më parë se Presidenti Putin e kishte informuar Kim-in për samitin e tij të ardhshëm me Presidentin Tramp (Trump) gjatë bisedave telefonike - një çështje që nuk është raportuar agjencia koreane e lajmeve “Kcna”.


Megjithatë, agjencia shtetërore e Koresë së Veriut sqaroi se Presidenti Putin e përgëzoi Korenë e Veriut për përvjetorin e ardhshëm të “80 Vjetorit të Çlirimit” më 15 gusht, i cili, përkujton fundin e sundimit kolonial japonez nga viti 1910 deri në vitin 1945.


Kim dhe Putin - sipas agjencisë koreane të lajmeve ‘Kcna’ - përsëritën gatishmërinë e tyre për të forcuar bashkëpunimin dhe ranë dakord të vendosin kontakte më të ngushta në të ardhmen”.


Koreja e Veriut ka dërguar trupa dhe armë në Rusi për të mbështetur përpjekjet e luftës së Moskës.


Mediat ruse raportuan gjithashtu se Veriu do të dërgojë 5000 punëtorë ndërtimi ushtarakë dhe 1000 inxhinierë në Kursk për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page