TIRANË: UKRAINASET ANTONINA KOZACHENKO DHE ANASTASIA LOPUKHOVA U GJETËN TË VDEKURA | KAFSHUAN NË DORË FARAMACISTEN SEPSE NUK U DHA XANAX.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 10, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni për vdekjen e:
1- Znj. Antonina Kozachenko.
2- Znj. Anastasia Lopukhova (të dyja qytetare ukrainase).
Ato u gjetën të vdekura tek “Selvia”, në Tiranë. Dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është bërë mbidoza e lëndëve narkotike, por, nuk përjashtohen as pista të tjera hetimore.
Kumtohet se në banesë jetonin tre qytetare ukrainase.
Kumtohet se dy ditë më parë qytetaret nga Ukraina kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar një medikament të quajtur Xanax.
Farmacistja ka refuzuar t’ua shiste pa recetë mjekësore.
Ato kanë reaguar ashpër, duke kafshuar farmacisten në dorë. Ajo i denoncoi në polici, por, strukturat vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit nuk arritën t’i lokalizonin dhe t’i intervistonin.
Njoftim | Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















