TIRANË | QENDRA KOMBËTARE PËR INTERNET TË SIGURT isigurt.al RAPORTOI SE GJATË MUAJIT QERSHOR TË VITIT 2026 KA IDENTIFIKUAR DHE HEQUR 42624 MATERIALE ME PËRMBAJTJE ABUZIMI SEKSUAL TË FËMIJËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al, disa ditë më parë raportoi se gjatë muajit qershor të vitit 2026 ka identifikuar dhe hequr 42624 materiale me përmbajtje abuzimi seksual të fëmijëve (CSAM).
Materialet u zbuluan pas një raportimi për praninë e një profili në platformën shoqërore virtuale "Telegram".
Pas verifikimeve, u konstatua se faqja me domain .al paraqitej si forum diskutimi, por në të vërtetë shpërndante fotografi dhe video me përmbajtje të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve.
Menaxherja e iSIGURT.al, Borjana Dine, në një deklaratë për për një ent mediatik shqiptar tha se bashkëpunimi institucional dhe kujdesi i prindërve janë dy shtylla kryesore për të luftuar fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve në internet.
Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse dhe të rritjes së bashkëpunimit mes të gjitha hallkave të përfshira, si iSIGURT.al, AKEP dhe kompanitë e hostimit.
Ajo u shpreh se një bashkëpunim më i gjerë është i domosdoshëm për të ardhur në ndihmë në raste të tilla dhe për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve.
Ajo nënvizoi gjithashtu se është thelbësore që prindërit dhe fëmijët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të distancohen nga materiale të dëmshme që qarkullojnë online.
Drejtori i CRCA Shqipëri, Altin Hazizaj, tha se vendi ynë nuk është i mbrojtur nga ky kriminalitet dhe se duhen marrë masat më të forta.
“Vetëm një adresë që shpërndan mbi 42 mijë materiale në një muaj është alarmante. Shqipëria nuk është e mbrojtur nga ky kriminalitet dhe duhen masa më të forta për monitorim, hetim dhe mbrojtjen e fëmijëve”, - tha z. Hazizaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments