LAGJJA NR. 15, KORÇË; SHQIPËRI | URIM HYSOLLI U KONSTATUA I VDEKUR SI PASOJË E RËNIES SË NJË ZJARRI NË BANESËN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 1 min read

Lagjja Nr. 15, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Urim Hysolli, me moshë 72 vjeç, u konstatua i vdekur, si pasojë e rënies së një zjarri në banesën e tij.
Njoftim | Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




