PAPA LEO XIV-të: KAM URI PËR DREJTËSI; LE TË ELIMINOJMË SHKAQET E VARFËRISË; KISHA TË HAPË DYERT DHE T’I MIRËPRESË TË GJITHË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kastel (Castel) Gandolfo, Lacio, Itali | “Erdha pa një fjalim, por me uri, uri për drejtësi, uri për bamirësi të vërtetë, uri për një Kishë që di vërtet si t'i hapë dyert e saj, të mirëpresë dhe të pranojë të gjithë, ku ka dashuri për të gjithë dhe ku askush nuk është armik, ku të gjithë dimë si ta jetojmë pajtimin dhe faljen e paqes”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Kastel (Castel) Gandolfo në përshëndetjen e tij drejtuar dyqind të ftuarve në drekën e tij, njerëz të prekshëm të ndihmuar nga Dioqeza e Romës.
Papa Leo XIV-të shprehu shpresën e tij se shkaqet e varfërisë mund të eliminohen, shkaqet e padrejtësisë që ende ekzistojnë në botën tonë mund të eliminohen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments