TIRANË | GJYKATA E APELIT TË POSAÇËM SEKUESTROI 22 PASURI MATERIALE TË GRAMOZ TOTOS; I DËNUAR ME 18 VJET BURG PËR SHFRYTËZIM FEMRASH PËR QËLLIME PROSTITUCIONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqiptoi vendim për kalimin në zotërimin e shtetit të njëzet e dy (22) pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërimin e:
1- Z. Gramoz Toto, i dënuar me tetëmbëdhjetë vjet (18) vjet heqje lirie nga autoritetet italiane të drejtësisë penale për shfrytëzim femrash për prostitucion (në kuadër të grupit të strukturuar kriminal).
Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Subjekti u hetua nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Behar Dibra në kuadër të ligjit të njohur rëndom si antimafia.
Atij dhe familjarëve të tij iu hetua pasuria materiale dhe jomateriale.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments