REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: DO TA RISHKRUAJMË HISTORINË E METALEVE TË RRALLA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 18 hours ago
- 2 min read
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | “Brazili do të rishkruajë historinë e metaleve të rralla”.
Kështu tha presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, duke njoftuar një ndryshim në strategjinë për zhvillimin e mineraleve kritike, gjatë një takimi ministror që përfshinte një sfidë ndaj presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe një referencë për Republikën Popullore të Kinës.
“Që tani e tutje, gjërat do të ndryshojnë. Nuk do të jetë më kurrë i njëjti debat.
Nëse Trampi (Trump) shqetësohet për Kinën, ai mund të fillojë të shqetësohet edhe për Brazilin”, tha ai, duke argumentuar se Kina është e fiksuar pas të qenit i vetmi vend në botë me njohuri për mineralet e rralla dhe se presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e ka zili Pekinin për këtë.
“Vendi nuk dëshiron të jetë shitës i lëndëve të para, por eksportues i inteligjencës dhe njohurive, sepse tashmë ka ekspertizën shkencore të nevojshme për t'u bërë një lojtar kyç në zinxhirin global të furnizimit”, - tha ai.
Ai njoftoi krijimin e një këshilli të bashkangjitur Presidencës për të koordinuar politikat mbi mineralet kritike dhe strategjike dhe për të përcaktuar prioritetet.
Republika Federative e Brazilit ka rezervat e dyta më të mëdha në botë për mineralet e rralla, por përpunimi industrial i këtyre mineraleve është ende i kufizuar në krahasim me potencialin e tyre.
Dhoma e Deputetëve miratoi së fundmi një projektligj që përcakton një politikë kombëtare për mineralet kritike dhe strategjike, me stimuj investimi, një fond garancie prej 5 miliardë realësh dhe një Këshill Kombëtar përgjegjës për koordinimin e sektorit.
Projektligji është aktualisht në shqyrtim nga Senati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




