UKRAINË | SHTABI I PËRGJITHSHËM: 21 ANIJE CISTERNA ME NAFTË U GODITËN NË DETIN E AZOV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Natën e 11 korrikut, si pjesë e operacioneve për të zvogëluar potencialin ushtarako-ekonomik të agresorit rus, njësi të forcave ukrainase dëmtuan anijet armike në ujërat e Detit të Azov.
Kështu, u goditën 21 anije cisternë nafte të Federatës Ruse”.
Kështu njoftoi shtabi i përgjithshëm i Ukrainës në platformën shoqërore virtuale “Telegram”.
Ai vuri në dukje se cisternat po përdoren për të transportuar naftë bruto dhe produkte nafte, duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.
Katër rimorkiatorë, dy anije mallrash dhe një dragues, të përdorura nga armiku për logjistikë ushtarake, transport mallrash dhe mbështetje të infrastrukturës portuale, u goditën gjithashtu.
Shkalla e dëmit dhe pasojat e tij po përcaktohen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments