top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUAN ALKIDO AHMETAJ DHE SILVIO XHAFERRAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:

1- Z. Alkido Ahmetaj.

2- Z. Silvio Xhaferraj.


Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.


Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.


U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.


Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.


Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.


Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh.


Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.


Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page