top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MIHAL DURI”, TIRANË | ARDIAN GURAKUQI U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 4
  • 1 min read
Pamje filmike të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Rruga “Mihal Duri”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ardian Gurakuqi, me moshë 65 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit.


Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.


Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.


Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.


Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page