TIRANË | GJYKATA E APELIT E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SHQIPTOI DËNIM PENAL ME 17 VJET BURG NDAJ ERJON LLAPUSHIT; DORAS NË VRASJEN E GAZMEND KURMAKUT NË LOKALIN E OLIGARKUT GJERGJ LUCA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 50 minutes ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shqiptoi dënim penal me shtatëmbëdhjetë (17) vjet heqje lirie ndaj:
1- Z. Erjon Llapushi, subjekt që u përket strukturave të besimit islamik radikal, për të cilin ka të dhëna se strehohet nga familje që ndajnë të njëjtat vlera fetare me të tijat, por jo vetëm, thuhet gjithashtu se edhe disa xhami në periferinë e Tiranës (të ndërtuara me paratë e sponsorizuara nga vehabistët), kanë shërbyer si baza strehimi për të.
Ai konsiderohet doras në ushtrim dhune fizike ndaj:
1- Z. Gazmend Kurmaku, me moshë 57 vjeç, ngjarje kriminale e ndodhur në datën 2 tetor të vitit 2021 (vdiq në datën 7 në spital pas disa ditësh agonie), në një njësi private shërbimi (lokal), ku ai punonte, në zotërimin e:
a- Z. Gjergj Luca, oligark.


Trupa gjykuese u përbë nga:
1- Z. Qemal Zaimi.
2- Z. Taulant Banushi.
3- Znj. Lutfije Celami.
Në lidhje me rastin, u arrestua edhe:
1- Z. Luan Dulellari, me moshë 34 vjeç (atëbotë); u konsiderua dëshmitar.
Ndaj tij u zhvilluan hetime penale paraprake për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në Shqipëriçkën Londineze të sunduar me dorë të hekurt, me dhunë dhe me terror banditesk, këto lloj vrasjesh konsiderohen si të ndodhura për motive banale, por, dihet botërisht se Elbasani është kryqëzim i rrugëve të trafikut të drogës, dhe se çdo vrasje që ndodh atje, shërben për të drejtuar kumt kriminal ndaj aktorëve dhe faktorëve të përfshirë në trafiqet e drogërave; por jo vetëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments