GJYQTARJA E ELBASANIT YRFET SHKRELI DËNOI ME VETËM 11 VJET BURG ERJON LLAPUSHIN I AKUZUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT GAZMENT KURMAKU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24, 2025
- 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Gjykata e Elbasanit shpalli fajtor dhe shqiptoi dënim penal me heqje lirie ndaj z. Erjon Llapushi për veprën penale të parashkuar si “vrasje me dashje”.
Ai u akuzua zi vrasës kamerierit Gazment Kurmaku.

Ngjarja kriminale ndodhi në Elbasan, më 2 tetor të vitit 2021, kur z. Erjon Llapushi vrau për një tavolinë ngrënieje kamerierin Gazment Kurmaku.
Ai e kapi nga fyti kamarierin Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.
Njoftim | Sot më datë 23.01.2025 u zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin E.Ll me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli.
Gjykata e deklaroi atë fajtor për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj.
Z. Llapushi konsiderohet si individ që i përket agjenturës të krimit ordiner që vepron në territorin e qarkut të Korçës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


___.png)































Comments