top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | GJYKATA VENDORE SHQIPTOI MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR DAVID PRIFTIN; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E BRIAN SYZOS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 28 minutes ago
  • 1 min read
David Prifti

Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg”, ndaj:

1- Z. Nikolla Agolli, me moshë 24 vjeç.

2- Z. David Prifti, me moshë 30 vjeç.


Ata konsiderohen të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Brian Syzo, me moshë 35 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Meardi Berberi.

2- Z. Edison Agolli.


Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje të parshikuar si:

1- Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

2- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Si shkak i konfliktit dyshohet rivaliteti për supermaci në radhët e Agjenturës së Krimit Ordiner që vepron në Pogradec dhe rrethina, por edhe një akt kriminal i ndërmarrë ndaj:

1- Z. Nikolla Agolli, i cili, u plagos me armë të ftohtë (thikë) nga:

a- Z. Sindi Syzo (i vëllai i z. Brian Syzo).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page