FSHATI BICAJ; KUKËS | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME 3 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Fshati Bicaj, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në fshatin Bicaj.
Njoftim | Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments