top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | ADI ÇOBA (ÇOBO) U ARRESTUA; TREGTAR NDËRKOMBËTAR DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read
Adi Çoba (Çobo)
Z. Adi Çoba

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestuan:

1- Z. Adi Çoba (Çobo), i njohur rëndom edhe si “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi” dhe “Cigani”, nofka të përdorura gjatë komunikimeve në platformën e koduar “Sky ECC”.


Nga autoritetet italiane të drejtësisë penale ai konsiderohet si subjekt kyç në një organizatë kriminale ndërkombëtare të lidhur me trafiqet e lëndëve narkotike.


Si subjekt bashkëpunëtor me të, konsiderohet edhe:

1- Z. Elvis Doçi, i njohur rëndom edhe si “Visi i Pojës”, i njohur edhe si nipi i z. Xhevdet Troplini, i njohur rëndom si “Poja”.

Pamje nga operacioni i agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Pamje nga operacioni i agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page