KORÇË | GJYKATA VENDORE SHQIPTOI MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR NIKOLLA AGOLLIN; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E BRIAN SYZOS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg”, ndaj:
1- Z. Nikolla Agolli, me moshë 24 vjeç.
2- Z. David Prifti, me moshë 30 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Brian Syzo, me moshë 35 vjeç.
Mbeten në kërkim policor:
1- Z. Meardi Berberi.
2- Z. Edison Agolli.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje të parshikuar si:
1- “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Si shkak i konfliktit dyshohet rivaliteti për supermaci në radhët e Agjenturës së Krimit Ordiner që vepron në Pogradec dhe në rrethina, por edhe një akt kriminal i ndërmarrë ndaj:
1- Z. Nikolla Agolli, i cili, u plagos me armë të ftohtë (thikë) nga:
a- Z. Sindi Syzo (i vëllai i z. Brian Syzo).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments