TIRANË; SHQIPËRI | AGJENCIA TELEGRAFIKE VOX (VOKS) TASHMË I KA KALUAR DHJETËMIJË (10000) SHIKIME NË MUAJ NË UEBIN E SAJ ME ADRESË ELEKTRONIKE www.007vox.com
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 26
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia Telegrafike Vox (Voks) tashmë i ka kaluar dhjetëmijë (10000) shikime në muaj në uebin e saj me adresë elektronike www.007vox.com
Lexuesit/et e Agjencisë Telegrafike Vox nuk janë vetëm nga mbarë trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi), por, edhe nga mërgata shqiptare anë e kënd Europës, Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut.
Agjencia Telegrafike Vox nuk investon në motorët e kërkimit. Zero investim.
Ajo ka ngjallur kërshërinë e lexuesve/eve me vijën e saj editoriale.
Agjencia Telegrafike Vox nuk boton artikuj që lidhen me bëmat e Klasës së Halabakërisë (të vetëpropaganduarit dhe të propaganduarit si artistë, këngëtarë, personazhe gjoja VIP, individë që i përkasin shtresave më injorante të shoqërisë, etj). Pothuaj zero botime për të.
Agjencia Telegrafike Vox nuk boton artikuj që lidhen me bëmat e Klasës Politike Sunduese gjakpirëse. Sidomos tani në fushtatë zgjedhore, sepse, ajo ka hapur thesin e mashtrimeve sipas parimeve të propogandës gebelsiane: “Sa më i madh të jetë mashtrimi, aq më shpejt e ha Populli”. Pothuaj zero botime për të.
Agjencia Telegrafike Vox boton artikuj të dorës së parë që kanë si objektiv informimin sa më panëshmërisht të publikut dhe njëkohësisht edukimin e tij.
Objektivi afat-mesëm është që të arrihen njëqind mijë (100000) shikime në muaj.
Objektivi afat-gjatë është që të arrihen një milion (1000000) shikime në muaj.
Një falenderim zemre, për të gjithë Ju, lexues/e të nderuar/a. ❤❤❤
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacioni
Comments