top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEKLARATË NGA Z. ERTON DUKA NË LIDHJE ME KANOSJET TELEGRAFIKE ME JETË NGA OLIGARKU HAJRI ELEZAJ (PRONAR I SHOQËRISË SË AMBALLAZHIMIT TË UJIT “LAJTHIZA”).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 hours ago
4 min read
Mesazhi kanosës drejtuar z. Erton Duka nga shtetasi Hajri Elezaj.
Mesazhi kanosës drejtuar z. Erton Duka nga shtetasi Hajri Elezaj.

Tiranë, Shqipëri | Sot në orën dymbëdhjetë e njëzet e pesë (12:25) minuta, të datës dhjetë shtator dymijë e njëzet e gjashtë (10.09.2026) mora këtë mesazh nga numri telefonik +355 69 603 0998, i shtetasit Hajri Elezaj, pronari i shoqërisë së amballazhimit të ujit të pijshëm “Lajthiza”.


Me ke permendur emrin dhe ke ber kallzim ne spak,dhe ne institucione,tjera kete e ke bere,disa here,...ti je nje bajge... ke hy ne zone te kuqe pa te pasur borxh as pa te cenuar, ty .po tani do te kem kohen e duhur qe ti te njohes veten..


(gabimet drejtshkrimore janë të tij).


Shtohet pyetja, përse?


Sepse, kam mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e kësaj Republike duke kryer referime administrative dhe penale te institucionet përgjegjëse, nga llumi dhe nga turpi i shoqërisë, nga Agjentura e Krimit Ordiner; sidomos nga ajo që vepron në një prej territoreve gjirizë dhe bastion të saj, në fshatin Yrshek, të Njësisë Administrative Kashar, të Bashkisë së Tiranës (i cili, në vlerësimin tejet objektiv është tërësisht jashtë juridiksionit të ligjit policor, atij procedurial penal dhe për pasojë edhe atij penal).


Kam vepruar pa dallime klasore ose statusesh të tjera politike apo tjetërsoj, e thënë ndryshe nuk kam kursyer askënd, nga ata më të vegjëlit (xhepistët) deri te mamuthët e krimit.


Kam vepruar pa pranuar të marr qoftë edhe një qindarkë të vetme në trajtë mite, duke u rënë me shqelm milionave të korrupsionit (edhe pse ç’është e vërteta më duhen lekë).


Aktin e fundit administrativ (i cili, për dijeni i drejtohet Komisariatit Nr. 6, të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Parlamentit Evropian, Departamentit amerikan të Shtetit, etj, …), e kreva dje.


Përpilova një akt të shkruar në trajtë kërkese drejtuar Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, në funksion të interesave të ligjshme pronësore dhe proceduriale penale të z. Leonard Nasufi (banor i fshatit Yrshek, anëtar i Klasës Punëtore, që i rrinë duart natë e ditë me kallo nga puna e rëndë), të cilit, pronari i “Lajthizës”, shtetasi Hajzri Elezaj, kërkon t’i pushtojë oborrin me dhunë dhe me terror; edhe duke i hyrë fizikisht në oborr, duke i tmerruar fëmijët e mitur dhe pleqtë që i ka me moshë të thyer, njërin prej të cilëve ulok (vdekjen e së ëmës e pret nga dita në ditë); hyrja në oborrin e tjetrit është kundravajtje penale dhe si e tillë është e dënueshme me heqje lirie ose me gjobë; edhe pse oborri është nën procedurë; edhe pse oborrin ai dhe familja e tij e ka në përdorim qysh nga viti njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë (1980), dhe si i tillë, nuk ka “Hajri” që t’ia preki, edhe pse mund të jetë oligark me disa qindra miliona € pasuri materiale.


Për të realizuar shtënien në dorë të oborrit ai ka shqiptuar verbalisht mesazhe kanosëse me jetë ndaj z. Leonard Nasufi, por edhe ndaj zotërisë tim personalisht, duke m’i tejçuar ato nëpërmjet z. Nasufi.


Ai është nga ata tipa që të fton në konakun e tij (zyrë) dhe kur e sheh se ti nuk i plotëson kërkesat e tij me natyrë kriminale të kanos me jetë, me një fjalë, nuk ka asnjë dok, zakon apo tabiat të mirë prej shqiptari të ndershëm.


Këto kanosje verbale i kam marrë me sportivitet sepse më është argasur (regjur) lëkura nga kërcënimet e kriminelëve dhe kriptokriminelëve ordinerë.


Por, ky mesazh i fundit, i ndryshon katërcipërisht raportet me shtetasin kriptokriminel ordiner Hajri Elezaj.


Kjo do të thotë se atij ka filluar t’i dridhet toka nën këmbë nga ata ç’ka u kam kumtuar institucioneve të Republikës dhe ato ç’ka do i kumtoj Parlamentit Evropian dhe Departamentit amerikan të Shtetit me akte të shkruara me status të hapur, publik, të te cilat mund të ketë qasje (akses) kushdo; kurrë në jetën time nuk kam nënshkruar akte me natyrë të heshtur.


Prandaj (përveç të tjerash), duke qenë se në platformën shoqërore Whatsapp më ka bërë bllok (dërgoi mesazhin kanosës dhe më bllokoi duke më prerë fjalën) po i përgjigjem këtu, si më poshtë vijon:


1- Mirdita.


Në moshën e rinisë, atëhere kur studioja “Marrëdhëniet me Publikun” mësova se atje ku mbaronte argumenti fillonte fyerja dhe kanosja me jetë.


Do të duhet të dish se unë jam bajgë me flamur kuq e zi (jam bajgë atdhetare); bajgë që kam luftuar kriminelët ordinerë pa dallime klasore mbështetur mbi Kushtetutë dhe mbi ligje.


Edhe këtu, në territorin gjiriz dhe bastion të Agjenturës së Krimit Ordiner, në fshatin Yrshek, i kam luftuar dhe do i luftoj deri në vdekje.


Unë jam i betuar (por, ti, nuk e di se ç’është betimi mbi Kushtetutë).


Do ta mësosh kur të shpallesh në kërkim policor.


Shënim: Do të duhet të dish se jam një herë nip ballisti (gjyshi nga babai), dy herë nip partizani (gjyshi nga nëna dhe vëllai i gjyshit nga babai), një herë nip oficeri (xhaxhai im), një herë stërnip i njërit prej heronjve të Popullit; të gjithë këta kanë shkrepur pushkë dhe kanë derdhur gjak për Shqipërinë; si nip e stërnip i tyre barutin e kam të thatë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page