TIRANË | PAK FJALË PËR FLAMINGARËT DHE FLAMINGESHAT REVOLUCIONARË/E TË SHËTITORES “DËSHMORËT E KOMBIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Para shumë e shumë viteve, në rininë e hershme, shtiva në dorë këtë libër të diplomatit dhe gazetarit gjermano-italian Kruçio (Curzio) Malaparte (antonimi i Bonapartes së Napoleonit), emri i vërtetë i të cilit ishte Kurt Erih Zukert (Kurt Erich Suckert) të cilit për herë të fundit iu riktheva në vitin 2016.
Ai ishte një nga mendjet më gjeniale dhe njëkohësisht rebele të Italisë së asaj kohe (rebelizëm që e pagoi me përjashtim nga partia dhe me internim); askush si ai nuk e analizoi politikën moderne, ai zbërtheu mekanizmat e marrjes së pushtetit nga diktatorët si puna e Leninit, Trockit, Musolinit dhe Hitlerit.
Libri i tij “Teknika e Grushtit të Shtetit” (Technique du coup d'état), i botuar në Paris në vitin 1931 u ndalua menjëherë nga Musolini në Itali.
Libri u quajt i tejet rrezikshëm nga Hitleri në Gjermani.
Aty përshkruhet me detaje si si mund të rrëzohet një qeveri sado e fortë dhe e organizuar të jetë.
Një qeveri si kjo e jona, qeveri pordhacësh e pordhacesh (që marrin lëkurë nga tulet e bythëve dhe e vendosin në fytyrë për t’u rinuar), pseudoqeveritarësh, hajdutësh nga më të lloj-llojshmit, mund të rrëzohet shumë shpejt.
Mbështetja e saj kryesore nuk janë institucionet, as ata që drejtojnë dhe ushtrojnë funksione në to, sepse, një nëpunës i korruptuar (me shumë gjasa edhe agjent i të huajve; nuk ndodh të punosh në administratë, të jesh i korruptuar, dhe të mos jesh i rekrutuar nga një spinuazh i juaj) nuk i qëndron kurrë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, ai bëhet dezertor në rastin më të parë të mundshëm (u vërtetua në vitin 1997); është si miu, e ndien i pari tërmetin dhe ia mbath.
E vetmja që e mbështet një qeveri të korruptuar si kjo që sundon në Shqipëri është Agjentura e Krimit Ordiner (janë kriminelët dhe kriptokriminelët e rëndomtë ordinerë në çdo lagje fshati dhe qyteti), llumi i shoqërisë, qelbësirat, ai e mbështet, askush tjetër.
Kjo është arsyeja se përse kjo qeveri që kemi në pushtet është kaq jetëgjatë (po shkon drejt 16 viteve, edhe uji po të rrijë kaq gjatë pa lëvizur qelbet); ajo mbështetet te kriminelët dhe kriptokriminelët ordinerë që ushtrojnë dhunë dhe terror në Popull kur vjen puna për të menaxhuar votën.
Shtohet pyetja a mund të mposhtet Agjentura e Krimit Ordiner?
Po, është e mundur të fitohet mbi të, por, kërkon guxim dhe vetëmohim (synim për të rënë dëshmor/e pa kushte) nga një dorë e mirë me të rinj e me të reja që të jenë trima dhe trimëresha.
Këtë e kam nga përvoja ime vetjake kur më është dashur të përballem me kriminelët dhe kriptokriminelët e periferisë së Tiranës, me tregtarë armësh zjarri, me tregtarë drogërash, me tregtarë femrash për qëllime prostitucioni, me oligarkë të pangopur me para dhe pasuri materiale, me xhihadistë, me neootaministë, me këlyshë spiunazhi të boshtit Beograd-Moskë-Pekin, me fise ku 90% e meshkujve ishin kriminelë ordinerë, me shpifës nga më të ultit e më të ndyrët, etj, …
Nga ajo përvojë kam kuptuar se nuk ka kriminelë trima; ata hiqen si trima; por po i fute në trekëndësh, trimëria u vete në fund të këmbëve.
Shtrohet pyetja çfarë ndodh pasi të përmbyset qeveria?
Më pas, pasi të përbyset qeveria dhe të merret pushteti, pushtetarët e rinj revolucionarë do të përballen me disa entitete tejet të forta që administrojnë pushtetin në Botën e Parë (i tyre ishte edhe ish-Mbreti Zog; edhe Enver Hoxha i tyre ishte, por ua drodhi dhe u bë i Kremlinit, i Stalinit do të duhet thënë më mirë); këta që erdhën pas tij (pozitë dhe gjoja opozitë) janë të gjithë të tyre.
Pushtetarët e rinj revolucionarë do të përballen me Shtëpinë Çatëm (Chatam House), me Shtëpinë e Bardhë (White House), me Këshillin për Marrdhëniet me Jashtë (Council on Foreign Relations), me Vatikanin, me Klubin e Billdërbergut, me NATO-n, me Komitetin e të 300-ve, me Breton Udsin (Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bankat e ndryshme të Zhvillimit, etj), me Shkëmbin e Zi (Black Rock) që administron triliona e triliona (jo miliarda) $ dhe €, me Klubin e Romës (Club of Rome), me Institutin Tavistok (Tavistock Institute of Human Relations), …
Pa miratimin e këtyre entiteteve, askush në Shqipëri nuk mund ta mbajë qeverisjen; askush.
E mbani mend operacionin ushtarak ndërkombëtar të koduar “Alba” në vitin 1997 në Shqipërinë e post mashtrimeve financiare piramidale?
Ishte dora e tyre në veprim.
Kushdo që në Shqipëri kërkon pushtet politik me protesta politike dhe me gjoja revolucione flamingosh si ky i Shëtitores, dhe nuk ka lidhje me këto entitete që përmenda më lart, padiskutim është i Kremlinit, i Pekinit dhe i Islamit Politik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments