top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | DANJEL BUSHKA U ARRESTUA; ZJARRVËNIE; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “THE ARSONIST”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Danjel Bushka, me moshë 34 vjeç.


Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.


Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.


Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.


Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.


Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page