top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUA EDMOND ZAJA; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR BILAL KARA (TURK) DHE GERIANA ARAPI; KLINIKA “INTERNATIONAL MEDICARE” NUK DEKLAROI 1 MLN € FITIME; PRODUKTE TË NDALUARA DHE TË SKADUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
Z. Bilal Kara
Z. Bilal Kara

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Edmond Zaja, me moshë 62 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Bilal Kara, me moshë 45 vjeç, qytetar turk.

2- Znj/znjsh. Geriana Arapi, me moshë 32 vjeçe.

Z. Bilal Kara dhe znj/znjsh. Geriana Arapi.
Z. Bilal Kara dhe znj/znjsh. Geriana Arapi.

Njoftim | Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”.


Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.


Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:


-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;


-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;


-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.


Bllokohet subjekti.


Arrestohet administratori i spitalit privat.

Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.


Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.


Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.


Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro.


Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.


Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page